Eco Bicycle Eco Blog

A do ketë pushime këtë verë?

Written by ecovolis

Te gjithe kemi nje pyetje: si do pushojme kete vere? Sa do jete largesia mes nesh? Do shijojme detin si dikur, pa e vrare mendjen! Ndonese kete te fundit per dicka e kemi ndare: do pushojme shqip.

Te gjithe ndjehemi ca me te mire pas ketij “lockdown-i” shpirteror. Duket sikur sapo permendim turizmin e pergjegjesive apo eko-turizmin, duhet te jemi patjeter nostalgjike. Eshte krijuar ideja se behet fjale per nje term folkloristik qe i perket kohes kur fotografite stampoheshin e nje mbremje me muziken e makines se hapur ishte “trasgresioni i nje jete”.

Nderkohe qe e verteta eshte krejt tjeter: eko-turizmi apo turizmi i pergjegjshem apo miqesor me mjedisin, -terma qe gjithnje e me shume punojne per njeri tjetrin- eshte “ngjarja” me moderne e kohes. Te qendruarit larg betonit, aventura drejt nje toke te paprekur, eshte investimi i sotem per nje planet me te mire neser, eshte veprimi me i drejte, me qytetar e me human sot.

Behet fjale per nje mentalitet ende’ jo fort te “qendrueshem” ne Shqiperine e njemije e nje pasigurive. Por kete vere kemi nje rast, per tu ndjere ende’ te barabarte e ne nje hap me mbare boten. Nuk eshte patetike, eshte nje e vertete e bukur, nga te cilat nuk kemi pse te heqim dore. Duke qene me te pergjegjshem ne menyren se si do pushojme kete vere, mund te sjellim trazime e permiresime te bukura.

pamje nga Riviera Shqiptare – Deti Jon