Ecovolis Lajme Lifestyle Ngjarjet kryesore Pedalo

Si të organizojmë një komunitet?

Written by ecovolis

Organizimi i Komunitetit është procesi i ndërtimit të pushtetit përmes përfshirjes së qytetarëve në identifikimin e problemeve që ata ndajnë si dhe gjetja e zgjidhjeve që ata dëshirojnë për këto probleme; identifikimi i njerzëve dhe strukturave që mund t’i bëjnë këto zgjidhje të mundshme; nxitja e qytetarëve në bisedime duke përdorur mbështetjen; ndërtimi i një institucioni që është i kontrolluar në mënyrë demokratike nga qytetarët të cilët mund të zhvillojnë kapacitetin për të marrë përsipër probleme të tjera si dhe dhënien e zgjidhjeve që mishërojnë vullnetin dhe fuqinë e qytetarëve.

Heather Booth, themeluesi i Akademisë Midwest dhe organizator legjendar i komunitetit, ka hedhur bazat për organizimin e komunitetit në këtë formulë:

OOO = Organizatorët Organizojnë Organizatat.

Organizimi i Komuniteti nuk është thjesht një proces që sjell vetëm të mira për veten e vet. Është një proçes që sjell të mira të përbashkëta!

Ndaj ata që bëhën pjesë e një organizate mund të organizojnë takimet në mënyrë të tillë që ndikimi i tyre të jetë i një mase të gjerë, e në këtë mënyrë influenca e organizatave do të jetë e tillë që të gjithë pjestarët e saj do ta ndiejnë veten të rëndësishëm në ndryshimet që do sjellin.

Njerëzit duan të shohin rezultatet. Kjo është arsyeja pse ata përzihen në nisma. Ka një shprehje që thotë se njerëzit bashkohen në qoftë se dy gjëra janë të vërteta. Së pari, ata duhet të shohin aftësinë se nëse grupi dështon ata nuk kanë as përfitime e as dëme dhe së dyti, ata duhet të shohin se përfshirja e tyre personale ka ndikim në përpjekjen e tërë grupit . Kjo ka kuptim. Fitorja është vendimtare, por nëse grupi do të fitojë pavarsisht përfshirjes sime në rast se përfshim apo jo, pra nëse përfshirja ime nuk është vendimtare- atëherë unë mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të shikojë TV. Njerzit duan te ndiejne se perfshirja e tyre eshte e rendesishme.

Organizimi Komuniteti nuk është vetëm një çështje lagjeje, nuk është vetëm diçka që i përket vetëm minoriteteve, nuk është vetëm një çështje që i përket viteve 60. Shumë – sidomos ata që nuk ndihen rehat me një mënyrë të organizimit të komunitetit, sepse ajo është pika me të cilët ata përballen në atë kohë, kjo çon në një emërtim për gjërat që është organizimi si diçka që është jashtë kohës dhe jashtë vëndit. Fakti është që metoda, strategjia shkenca e organizimit të komunitetit është aplikuar në të gjithë botën në situata të ndryshme si Solidariteti në Poloni, të drejtat e Mirëqenies në SHBA si dhe ‘Comunidades de bazë’ në Brazil. Parimet e thjeshta të organizimit të komunitetit po zbatohen tani në Barrios e San Antonio dhe në Baltimore. Ata po korrin sukses dhe po marrin fuqi dhe këtë mund ta bëjmë dhe ne gjithashtu.

Për të organizuar një komunitet duhet të kemi parasysh disa rregulla.

DHJETË RREGULLAT E ORGANIZIMIT TË KOMUNITETIT JANË:

Askush nuk do të vijë në takim veç atyre që kanë një arsye të fortë për të ardhur.
Askush nuk do të vijë në një takim, nëse ata se dinë çfarë po organizohet.
Nëse një organizatë nuk rritet, ajo do të vdesë.
Çdokush mund të jetë një udhëheqës.
Fitorja më e rëndësishme është vetë grupi.
Ndonjëherë të fitosh do të thotë të humbësh
Ndonjëherë të fitosh do të thotë të fitosh.
Nëse nuk luftoni për atë që dëshironi, atëherë nuk e doni mjaftueshëm.
Festoni!
Bëni qejf!