Ndarja e mbetjeve urbane në burim, në vendin tonë është ende në nivele të ulta. Përveç nismave individuale të organizatave të ndryshme dhe një projekti pilot në Bashkinë Lezhë ende nuk ka një plan kombëtar të zbatueshëm për ndarjen e mbetjeve në burim. Ashtu si në vendet e tjera në zhvillim edhe në vendin tonë kemi riciklim joformal nga mbledhja e mbetjeve urbane të riciklushme nga të varfërit, ne rastin tonë Komuniteti Romë. Rreth 1% e popullsisë urbane (15 milionë njerëz) në vendet në zhvillim mbijetojnë duke mbledhur mbetje të riciklushme. Për të varfërit në këto vënde është bërë e zakonshme mbledhja e mbetjeve të riciklushme në mënyrë joformale si mënyrë për të fituar të ardhura dhe për të siguruar mbijetesën. Bashkitë shpesh e konsiderojnë si problem mbledhjen e mbetjve në këtë mënyrë pasi mbledhja e mbetjeve në mënyrë të paorganizuara mund të ketë një ndikim negativ në lagje dhe qytete nga shpërndarja e mbeturinave jo të riciklushme ku gërmohet në kontinjer për të nxjerr mbetje të riciklushme.
Në Tiranë prej vitit 2011 në hapësirat publike gjenden kitet për ndarjen e mbetjeve në letër, plastike, metale dhe mbeturina, mundësuar nga nisma “Unë Ricikloj”. Unë Ricikloj është një nismë mjedisore që synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. Që nga 2011 janë të pafundme fushatat dhe aktivitetet ndërgjegjësuese për fillimin e riciklimit. Kjo nisëm synon të sigurojë punësimin e gjelbërt për të rinjtë dhe përfaqësuesit e komunitetit Rom, të cilët kanë më pak mundësi financiare dhe hapësira në tregun e punës.
Më poshtë po rëndisim disa shembuj nga disa vende në lidhje me sistemin e mbledhjes së mbetjeve të ricikluara.
Në Bullgari janë vendosur 3 Kitet për ndarjen e mbetjeve për letrën, kanaçet dhe mbeturinat
Dubai aplikon një sistem ndarjesh për mbledhjen e letres, kanaçeve dhe shisheve të qelqit.
Në Zelandën e Re përdoret ky sistem në kitin e madh grumbullohen mbetjet e riciklushme jo xham, në kitin e vogël mbetjet e qelqit dhe tek çanta mbetjet shtëpiake.
Izraeli operon me dy kite për ndarjen e mbetjeve në plastike dhe mbetje të tjera të riciklushme. I veçantë është modeli i kitit për ndarjen e plastikes me rrjetë. Një model interesant që në vendet në zhvillim mund të aplikohet me sukses pasi është dhe më pak i kushtushëm.
Ashtu si Izraeli edhe Polonia ka të njëjtin model për ndarjen e mbetjeve.
Kanadaja ka disa modele për ndarjen e mbetjeve, njëri nga modelet interesante është ai i grumbullimit të mbetjeve të ricikluara në ditë të caktuara. Një Model tjetër është dhe ndarja e kiteve sipas materialeve për riciklim, ku mund të vendosen dhe reklama të kompanive të ndryshme që kontriboujnë në këtë proçes.
Në Japoni gjendet modeli i ndarjes së mbetjeve në dy kite, në njërën hidhen mbetjet e ricikluara dhe tek tjetra mbetjet e tjera të pariciklushme.
Përpjekje për ndarjen e mbetjeve kemi dhe në vendet Afrikës, më poshtë po japim një shembull nga një Kamp në Nobia Afrikë, ku vërehet vendosja e tre koshave për ndarjen e qelqit, metaleve dhe mbetje të tjera.
Sasia e mbetjeve është në rritje të vazhdueshme ndaj ne besojmë se riciklimi është jetësor për mjedisin tonë, është i mirë për qytetin, për komunitetin, për bashkinë, për bizneset dhe më gjerë.