Një sistem efektiv i menaxhimit të mbetjeve mund të ndihmojë në rritjen e biznesit, janë normat tuaja për riciklimin, që do të reduktojë sasin e mbeturinave të dërguar në lanfill, dhe si rrjedhojë do kurseni paratë e biznesit tuaj.
Rritja e riciklimit në biznesin tuaj ofron një gamë të gjerë përfitimesh, si:
– Redukton koston e shpenzuar për menaxhimin e mbetjeve në biznesin tuaj
-Përmison përformancën mjedisore
– Redukton efektet e karbonit
– Redukton ekspozimin ndaj taksave të landfillit nëpërmjet rezultateve më të mira të menaxhimit të mbeturinave
– Përmbush angazhimet mjedisore të kompanisë
– Promovon një imazhi të kompanisë së gjelbër
– Përmbush pritshmërit e komunitetit dhe konsumatorit
Ka shumë mënyra për të rritur normat e riciklimit.Bizneset mund të riciklojnë mbeturinat e tyre duke përdorur një metodë me katër hapa:
Hapi 1 – Kuptimi i mbetjeve që gjeneron biznesi juaj
Hapi 2 – Krijimi i sistemin tuaj për riciklimin e mbetjeve
Hapi 3 – Angazhimi i stafit tuaj
Hapi 4 – Monitorimi dhe vlerësimi i sistemit tuaj të riciklimit
Mbeturinat e biznesit dhe riciklimi në qytetin Melburnit, Australi
Menaxhimi i mbeturinave
Mbetjet që gjeneron biznesi juaj duhet të trajtohen siç duhet. Si pronar i biznesit apo operator, ju jeni përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave që do të mblidhen.
Mbetjet, duke përfshirë edhe mbeturinat e përgjithshme dhe mbetjet e riciklueshme, duhet të mblidhen dhe të vendosen në koshat e duhura dhe të jenë gati për hapin tjetër.
Bizneset mund të minimizojnë nivelin e mbetjeve duke zgjedhur produkte që janë të riciklushme ose mund t’u kërkojnë furnizuesve për të reduktuar paketimin mbi produktet që ata furnizojnë.
Mënyrë alternative, zgjidhni produktet që janë bërë nga përmbajtje të riciklohen; për shembull, letër zyre, mobilje, letër higjienike apo qilim.
Rregullimi dhe grumbullimi i mbetjeve i drejtë për biznesin tuaj
Sasia dhe lloji i mbetjeve të prodhuara nga biznesi juaj do të përcaktojë madhësinë dhe numrin e kazanëve që ju duhet, dhe sa shpesh ata duhet të mblidhen.
Shumë biznese kanë nevojë për një mbledhje të përditshëm të mbeturinave, veçanërisht në qoftë se ka një sasi të madhe të mbetjeve ushqimore ose mbeturinave të tjera që prishen dhe mund të tërheqë parazitë dhe të prodhojë erë.
Bizneset e tjera mund të menaxhojë mbledhjet e mbetjeve një herë ose dy herë në javë.
Mbeturinat dhe materialet ericiklueshme duhet të mblidhen nga biznesi juaj vetëm në ditën dhe kohën e miratuara nga Qyteti i Melburnit. Një gjobë prej 2.000 $ zbatohet nëse ndodh e kundërta.
Qyteti dhe shërbimet e riciklimit të mbetjeve
Të gjitha pronat e tatueshme në qytetin e Melburnit kanë të drejtë për një:
– kazan mbeturinash (80 litra ose 120 litra)
– kazan për mbetjet e riciklushme (80 litra, 120 litra ose 240 litra).
Ky shërbim është i dizajnuar kryesisht për familjet, por gjithashtu mund të jetë i përshtatshëm për bizneset që gjenerojnë sasi të kufizuara të mbeturinave dhe mbetjeve të riciklueshme.
Bizneset nëse nuk nuk kenë një shërbim për mbledhjen e mbetjeve të ricikluara duhet të kontaktojnë organet përkatëse në qytetin e Melburnit ose një kompani private në mënyrë që të përfitojnë një shërbim të përshtatshëm për nevojat e biznesit të tyre.
Nëse ata, nuk mund t’i përshtatin të gjitha mbeturinat e gjeneruara nga biznesin në kazanët që kanë në dispozicion, mund të kontaktojnë ofruesin e tyre të grumbullimit të mbetjeve dhe të kërkojnë më shumë kazanë, kazanë të mëdhejn ose mbledhjen më të shpeshta në mënyrë që ata mos të tejmbushen.
Bizneset duhet të ruajnë të gjitha kazanët dhe mbeturinat brenda ambjenteve. Në rastete ekstreme kur kjo nuk është e mundur, ata duhet të aplikojnë në qytetin e Melburnit për leje të veçantë për të ruajtur kazanët në një vend të përshtatshëm jashtë ambientit të biznesit. Nëse vihet re një mospërputhje vendoset një gjobë prej 500 dollarësh.
Të gjithë kazanëte ruajtura jashtë duhet të mbyllen me çelës për tu siguruar që bizneset e tjera nuk janë duke përdorur koshat tuaj pa dijeninë tuaj.
Sipas ligjeve të reja, çdo biznes në qytetin qendror të Melburnit duhet të etiketojnë qartë kazanët e riciklimit.